Pse tërhoqi vëmendjen e të gjithë botës ky restorant në Prishtinë?

Për shkak të një proteste. Nuk është gjë e re që shumë prej bizneseve që kanë respektuar masat e pandemisë përgjatë një viti të jenë të irrituar në një kohë kur duhet të ishin në kulmin e kërkesave nga klientët e tyre. Kështu ka ndodhur edhe në Prishtinë, ku një prej restoranteve ka zhvilluar një protestë, e cila është bërë lajm në të gjithë botën.

Mënyra e veçantë e kësaj proteste tërhoqi vëmendjen edhe të mediave botërore. Edhe EuroNews ka shkruar për këtë protestë, dukë thënë se pronari i restorantit, Petrit Kllokoqi, po mban protestën e heshtur në emër të të gjitha restoranteve, për shkak të masave anticovid që ka marrë qeveria e Kosovës.

Advertisement

Petrit Kllokoqi, pronari i restorantit ‘Bagolina’ në kryeqytetin e Kosovës, ka mbushur karriget e tij me manekinë të veshur, të cilët duken sikur janë duke ngrënë mëngjes dhe drekë, me menu dhe shishe verë para. Kllokoqi, njëkohësisht kryetar i Shoqatës Kosovare të Gastronomisë, thotë se ai po mban protestën e heshtur në emër të të gjitha restoranteve”,- thuhet ndër të tjera në artikullin e tyre.

Po ashtu, këtij artikulli ia kanë bashkëngjitur edhe videon e protestës. Qeveria e Kosovës, që nga data 7 prill, ka mbyllur gastronominë dhe të gjitha qendrat tregtare për të parandaluar përhapjen e COVID-19.