Pse Spanja ka vendosur të regjistrojë gjithë emrat e njerëzve që refuzojnë të vaksinohen

Ministri i shëndetësisë në Spanjë, Salvador Illa, ka thënë se vendi do të krijojë një regjistër të vaksinimit, që do përfshijë të gjithë ata që refuzojnë të vaksinohen kundër Covid-19, duke krijuar kështu një bazë të dhënash apo një dokument, që potencialisht mund të shpërndahet me vendet e tjera në Europë.

Disa ditë pasi vendet e Bashkimit Europian filluan të shpërndanin vaksinën Pfizer/BioNTech, Salvador u shpreh se “ata që refuzojnë vaksinën, për “çfarëdo arsye”, do të dokumentohen”.

Advertisement

“Ajo që do të kemi është një regjistër, i cili do të ndahet gjithashtu me partnerët tanë evropianë, i atyre që u është ofruar dhe e kanë refuzuar vaksinën. Dokumenti nuk do të bëhet publik dhe do të krijohet duke respektuar maksimalisht legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave.”

Një sondazh në fillim të dhjetorit tregoi se 40.5% e njerëzve në vend ishin të gatshëm të vaksinoheshin menjëherë, ndërsa 16% të tjerë thanë se do ta bënin vetëm nëse vaksina do ju dukej “e besueshme”.

Fushata e vaksinimit në Spanjë ka nisur dhe doza e parë iu dha një gruaje 96-veçare, që jetonte në një shtëpi kujdesi.

Qeveria pret të vaksinojë 20 milionë njerëz nga 47 milionë në vend, deri në fund të qershorit.

Hezitimi dhe keq-informimi i vaksinave rreth Covid-19 janë një shqetësim në të gjithë Europën.

Në Itali, Urdhri i Mjekëve ka nisur një hetim për të paktën 13 mjekë të akuzuar ose për mohimin e ekzistencës së Covid-19 ose për promovimin e teorive anti-vaksinuese. Në urdhër thuhej se mjekët kishin mashtruar, hutuar dhe keqinformuar pacientët.

Burimi: The Guardian