Një ditë para protestës së opozitës, policia e Tiranës njofton qytetarët për akset rrugore të bllokuara, ku nuk do të lejohet parkimi i automjeteve duke filluar që nga ora 00:00 deri në përfundim të protestës. Rrugët janë si më poshtë:
Rruga “Xhorxh Bush” ( nga Ura e Elbasanit – kryqezimi tek sheshi “Sulejman Pasha”
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” duke përfshirë sheshin “Skënderbej”
Rruga “Abdi Toptani” ( drejtoria e Burgjeve)
Rrugica pranë Infosoft tek ish PD.
Ndërkohë gjatë protestes pritet të bllokohet Rruga “Xhorxh Bush”, rruga “Abdi Toptani”, Sheshi “Skëndërbej”.
Do ketë devijim të trafikut në shumë akse rrugore. Autobuset nuk do lejohen në brendësi të qytetit. Kufiri do të jetë pallati i sportit “Asllan Rusi”, shkolla “Vasil Shanto”, rrethrrotullimi pranë fakultetit Ekonomik.
Qytetarëve ju kërkohet të largojë mjetet e tyre në rrugët e sipërcituara duke lehtësuar së tepërmi punën e policisë. Në të kundërt mjetet do spostohen me mjete ngritëse.