Prokuroria merr në pyetje Erion Veliajn

Kryebashkiaku Erion Veliaj është marrë në mbrëmjen e të premtes nga Prokuroria e Tiranës për t’u pyetur lidhur me këndin e lojërave që është inauguruar në parkun e liqenit më 1 qershor. Erion Veliaj është shoqëruar nga Arbi Mazniku dhe është marrë në pyetje nga prokurori Gjergji Tako. Në pyetje janë marrë edhe persona të tjerë që kanë asistuar në bërjen e projektit. Këto pyetje në prokurori kanë ardhur pas kallëzimit që ka bërë Partia Demokratike së bashku me presidentin Nishani ditë më parë.
Advertisement