Prokuroria kërkon 6 vjet burg për Cozman

Është mbajtur këtë të martë seanca e dytë gjyqësore në të cilën 30-vjeçari Ylber Abdullahi, i njohur ndryshe si Cozman, akuzohet për “prodhim, mbajtje dhe shitje të lëndëve narkotike” në bashkëpunim.

Prokuroria dha pretencën duke kërkuar dënimin me 6 vite burg të rreperit Cozman, i cili u kap në flagrancë vitin e shkuar me 20 gr marijuanë.

Advertisement

I pranishëm në sallë, Cozman dhe avokati i tij kërkuan shtyrjen e seancës për të përgatitur mbrojtjen.

Mësohet se gjykata do të japë vendimin pas dy javësh, pasi të ketë dëgjuar palën e paditur.

Nëse dënohet, Cozman do të përfitojë uljen e dënimit me 1 të 3-tën, për shkak se gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar.