Projekti ndërgjegjësues: Çfarë është ‘Sirena’ e Roza Latit?

Disa statistika tronditëse për ndotjen globale ishin pikënisja e projektit të fundit të Roza Latit, i cili mban titullin “Sirena”.

“Sipas statistikave, pas 50 vitesh, do të kemi më shumë plastikë sesa peshq në det. Ky informacion ishte spunto i frymëzimit për projektin ‘SIRENA’. Ndotja globale. Ndotja e deteve, oqeaneve…dhe gjallesave të tokës dhe detit që duhet të jetojnë mes pisllikut që lë dora e njeriut. Kjo është tema e projektit ‘SIRENA’.” – shkruan Roza.

Siç mund ta shihni edhe nëpër foto, moderatorja e ka sjellë figurën e sirenës – simbol për gjallesat ujore – sipas këndvështrimit të saj, duke e vendosur përballë ndotjes së deteve dhe oqeaneve.

Advertisement

Projekti ndërgjegjësues: Çfarë është

Projekti ndërgjegjësues: Çfarë është

“Në këndvështrimin tim, Sirena e kohës moderne po bashkëjeton me ndotjen dhe mbeturinat e deteve dhe oqeaneve në shekullin 21. I është dashur të përshtatet me mbeturinat, duke i përdorur edhe si aksesorë për veten e saj,” shkruhet në videon e postuar në rrjete sociale.

Projekti ndërgjegjësues: Çfarë është

Në video, Roza shfaqet si sirenë, e cila pasi është kapur nga njerëzit, lufton mes rrjetave të peshkatarëve dhe objekteve plastike.

Projekti ndërgjegjësues: Çfarë është

“Me këtë projekt, dua të ngre zërin për gjendjen alarmante në të cilën gjendet planeti ynë dhe të mund të ndikojmë sadopak dhe të ndërgjegjësojmë. Shpresoj t’ju pëlqejë. Shpresoj të ndikoheni.”

Projekti ndërgjegjësues: Çfarë është

Projekti ndërgjegjësues: Çfarë është

Të shumtë janë njerëzit që vlerësojnë Rozën për faktin që “jep mesazhe sipas mënyrës së saj për të ndikuar për mirë”.

Sipas studimeve, deri në vitin 2040, Toka do të ketë 710 milionë tonë ndotje plastike, pavarësisht përpjekjeve për të ulur sasinë e mbeturinave. Sidoqoftë, të mos bërit asgjë nuk është fare si opsion, pasi në këtë mënyrë problemi i ndotjeve plastike do të bëhet i pakontrollueshëm. Gjithnjë e më tepër flitet për rëndësinë e mospërdorimit të produkteve plastike. Nëse kalojmë nga teoria në praktikë, sigurisht që lehtësimi i ndotjes kërkon shumë punë, por sidoqoftë “pak” vlen më shumë se “fare”. Ndryshimi fillon nga vetja!