Projekti i ri për policinë, Rama: Efektivët në lidhje online me sallën operative

Kryeminisri Edi Rama deklaroi se aplikacioni “komisariati dixhital” ishte një histori suksesi pasi në 10 javë kanë mbëritur 14 mijë ankesa nga qytetarët.

“Ishte një moment për të bërë një bilanc të kësaj strukture të re që është thjesht një aplikacion, por që është i aftë ta përfshijë një numër shumë të madh qytetarësh në bashkëpunimin me policinë e shtetit për të parandaluar e ndëshkuar sjellje e veprime të paligjshme. 14 mijë denoncime në 10 javë, është një shifër fantastike prë të besuar se ky aplikacion është histori suskesi dhe me historinë e suksesit që po shkruan çdo ditë policia e shetit. Ka ende një hapësirë të madhe për të përmirësuar e bërë për të qënë të efektshëm për kthimin e përgjigjeve qytetarëve në koh] reale”, deklaroi Rama.

Advertisement

Ai vuri në dukje se brenda këtij 6-mujori kemi 50 % më pak vrajse krahasuar me çdo vit që kur ka një regjistër statistikash pra që nga 1992.

Kryeministri Rama prezantoi edhe një tjetër reformë që do të ndërmerret në Policinë e Shtetit atë të lidhjes onlinë të efektivëve në të gjithë vendin. Sipas tij, ky projekt do të nisë fillimisht në Tiranë në vjeshtën e këtij viti për ta shtrirë më pas në të gjithë vendin.

“Përmes këtij projekti, Shqipëria do të ketë një efektiv policie të lidhur online nga çdo cep i vendit dhe do të jetë e mundur që pastaj qendra të organizojë e kordinojë edhe operacionin që do të kërkojë ndërveprim”, tha Rama. Sipas tij, përmes këtij projekti, qendra do të jetë në gjendje të monitorojë e korrigjojë mënyrën se si operojnë policitë apo komisariatet në të gjithë vendin.

Kryeministri u ndal edhe në rëndësinë e Akademisë së Policisë. “Akademia e rilindur e rendit e policisë do të na japë në pak vite atë që na mungon dëshërimisht, një ripërtëritje jo vetëm nga pikëpamja sasiore por edhe cilësore të trupës së policisë. Kemi trashëguar policinë më të vjetër në moshë, më të parsimuar dhe më të paktë në numër”, nënvizoi kreu i qeverisë.

Reforma tërësore në Policinë e Shtetit, ende një kantier i hapur mbi bazat e forta që janë vendosur, bëri të ditur ai, ka ende shumë për të ndërtuar.

Më tej Kryeministri Rama siguroi se nuk ka paqe në territorin e Republikës sonë mes atyre që kultivojnë e trafikojnë lëndë narkotike e Policisë së Shtetit, deri kur ky fenomen të bjerë në kuotat e konsideruara normale në mesataren e BE-së. Ashtu sikundër, e vijoi fjalën Rama, nuk do të ketë paqe beteja brenda policisë së shtetit me të gjithë elementët që nuk i përshtaten as moralit, vlerave e objektivave që ka policia e shtetit. Në këtë drejtim ai informoi se janë 36 efektiv të arrestuar në këtë 6 mujor.

Në prezantimin e rezultateve dy mujore të ‘Komisariatit dixhital, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u shpre se “siguria nuk mund të jetë kurrë një sipërmarrje vetëm e jona, vetëm e institucioneve, vetëm e Policisë së Shtetit, por duhet të ishte një sipërmarrje e shoqërisë, ku individi ka një rol kyç në këtë drejtim”.

“Ne mendojmë që me “Komisariatin Dixhital” vërtet ndërtuam një instrument  të thjeshtë ku bashkë me ekspertët më të mirë të Vodafonit dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Shtetit analizuam sjelljen e derisotme të institucioneve, të institucionit  në tërësi, të Policisë, të punonjësit të policisë, raportin që ky krijon me detyrën, raportin që ky krijon me qytetarin, raportin që krijon qytetari me veprimin e policisë”, u shpreh ai.

Me “Komisariatin Dixhital” tha Tahiri, ne kemi dhënë mundësinë njeriut  që të bëjë një sërë denoncimesh për çështje konkrete  të ditës.

Pra, “Komisariati Dixhital” u shndërrua  shpejt në një mundësi të fuqishme për qytetarin për të denoncuar dhe për ta bërë jetën e tij shumë më të qetë për të parë dhe për të vepruar ndaj paligjshmërisë që shpesh ishte aty, na vriste sytë dhe nuk kishte mundësinë apo besimin për të vepruar.

“Komisariati Dixhital” ka ndërtuar besim te qytetarët, është kjo arsyeja, pse sot janë mbi 45 mijë shkarkime.

Është kjo arsyeja pse ka rreth 14 mijë denoncime, është kjo arsyeja pse njerëzit vazhdojnë të denoncojnë në “Komisariatin Dixhital”.

Duke na kthyer mbrapsht mirënjohjen për aplikacionin që kemi ndërtuar dhe mundësinë të kuptojnë si mund të jemi më efektiv ndaj qytetarëve.

Tahiri tha se në 45.000 mijë shkarkime të “Komisariatit Dixhital”, janë 45.000 mijë qytetarë që sot kanë një mundësi më shumë për të vepruar ndaj paligjshmërisë, sot kanë një mundësi më shumë për të qenë të fuqishëm të aktivizojnë mekanizmin e Policisë së Shtetit, e institucioneve në tërësi, për të pasur veprim në kohë efektivitet dhe për të ndëshkuar paligjshmërinë, por ndërkohë për të monitoruar veprimin e Policisë, për të monitoruar mundësinë që ka Policia e Shtetit për të vepruar dhe kjo bëhet nëpërmjet një seti të tërë sistemesh, njerëzish, të cilët janë aty 24 orë në 24 për të bërë të mundur që qytetari të marrë mbrapsht benefitin e të investuarit në sigurinë e përbashkët.