Produkte bukurie nga Marc

Stilisti ka konfirmuar se po bashkëpunon me Sephoran për të lançuar një linjë kozmetike, që do të jetë zgjatim i asaj aktuale (parfumet). “ E adhuroj mundësinë kurdo qoftë për të solisur, dekoruar, parfumosur, veshur. Me këtë ka të bëjë dhe moda. Nuk është e nevojshme por diçka që dëshiron, është zbukurim dhe trill në të njëjtën kohë. Unë e shoh make up-in, parfumet e çdo gjë si një mundësi. Ideja e të zgjedhurit një ngjyrë për buzët, një penel është një kënaqësi e jashtëzakonshme. Rituali i të ngriturit në mëngjes dhe bërja e zgjedhjeve që do t’u pëlqente njerëzve. Për momentin po punojmë për të përcaktuar se si do të jenë produktet kozmetike të Marc Jacobs, çfarë do të përçojnë dhe çfarë do t’i dallojë ato nga të tjerat. Mendoj se do të duhet pak kohë, por takimi i parë ishte shumë pozitiv”,- ka thënë Marc.

Advertisement