Procedimi i Ismailit, PD: Skenar i PS-LSI

Partia Demokratike ka reaguar paraditen e së shtunës, pas njoftimit për nisjen e procedimit penal ndaj kryetarit të Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili.
Në një deklaratë për mediat, kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka ka deklaruar se procedimi i Ismailit është një skenar i koalicionit PS-LSI, që po përdor, sipas tij, Policinë e Shtetit për qëllimet e veta.
“Policia në Vorë është vënë në shërbim të dyshes Rama-Meta dhe dhunon mbështetësit e opozitës. Rama dhe Meta nuk po ndalen para asgjëje, por qytetarët e kanë të qartë se kush janë përfaqësuesit mafias në pushtet. Rama-Meta po e përdorin policinë si organizatë kriminale, si organizatë mafioze për të arritur qëllimet e tyre. Partia Demokratike do të bëjë një kallëzim penal për kreun e komisariatit të Vorës”, ka deklaruar Paloka.

Advertisement