Këto përfundime kanë ardhur nga një studim i realizuar nga Universiteti i Nottingham, publikuar në Economic Journal. Në mënyrë të veçantë studimi thekson faktin se ata që kanë probleme për të paguar detyrimet e tyre, kanë stres edhe në fusha të tjera të jetës që jo domosdoshmërisht lidhen me paratë. Udhëheqësi i studimit, John Gatherood, ka thënë: “Në studimin tim kam përfshirë njerëz të cilët kanë probleme me financat e tyre. Ata më kanë pohuar se shpesh kanë probleme me përqëndrimin apo në marrjen e vendimeve të ndryshme. Efeketet mund të jenë shumë të rënda apo më pak të tilla në varësi të personit dhe shëndetit të tij në përgjithësi”.
Studiuesit që u morën me këtë studim arritën dhe në disa konkluzione të tjera. Sipas tyre nëse këta persona (ata që kanë probleme me pagesën e të gjitha detyrimeve të tyre), jetojnë në një komunitet që në përgjithësi ka të njëjtin problem kanë më pak shance të vuajnë nga problemet e lartpërmendura si: mospërqendrimi, ankthi apo forma të tjera të shfaqjes së problemeve në shëndetin mendor. Gatherood, ka pranuar se pamundësia financiare është si një e keqe e përbashkët dhe duke qënë e tillë i gjithë grupi social ndihet më pak i stresuar dhe nën presion e si rrjedhojë vuajnë më pak nga probleme mendore.
Më pak të rrezikuar janë ata grupe njerëzish të cilët jetojnë nëpër vende jo shumë të zhvilluara apo të pasura. Duke qënë i gjithë komunitetit që jeton pak a shumë në të njëjtat ujra, shanset për një shëndet mendor të mirë janë më të mëdha.