Problemet e para të IPad

Problemet jo domosdoshmërisht vërehen në çdo IPad. Kështu është raportuar një paqëndrueshmëri e lidhjes WI‐FI, pamundësia për t’a karikuar baterinë nëpërmjet një USB‐je apo një nxehje e aparaturës më tepër se normalja. Përsa i përket problemit të parë APPLE ka lajmëruar se do të riparohet nëpërmjet një azhornimi të software‐it, por nuk ka bërë asnjë koment për problemin e nxjehjes sinjalizuar nga klientët. Problemi i moskarikimin nëpërmjet USB‐së, ka marrë shpegimin e kompanisë se jo të gjitha portat USB janë në gjendje të sigurojnë energjinë e nevojshme për baterinë, ndaj përdorimi i korentit është i domosdoshëm.

Advertisement