Pritjes i erdhi fundi! Rihanna do të publikojë albumin e parë pas 7 vitesh!

Edhe Rihanna është gati për pak muzikë nga Rihanna. Në një intervistë për Vogue, ajo tregoi se ka të ngjarë që pritjes t’i ketë ardhur fundi pasi do të publikojë albumin e parë në shtatë vjet.

“Kur përfundoni një album si ‘Anti’, në retrospektivë, është me të vërtetë albumi im më i shkëlqyer,” tha ajo. “E them këtë sepse atëherë nuk e kuptoja. Por gjithmonë është parë si albumi më koheziv që kam bërë ndonjëherë. Kur kupton që albumi shkon nga ‘Eork’ në ‘Kiss it better’, te ‘Needed Me’ te ‘Love on brain’, ‘Sex with me’ te ‘Desperado’. E gjithçka përshtatet dhe për asnjë sekondë nuk ke gabuar.”

Advertisement

Megjithatë, ajo tha se e sheh suksesin e “Anti” si matës për projektin e saj të ardhshëm. “I bëj vetes presion. Se nëse nuk është më mirë, atëherë as nuk ia vlen”, tha ajo, duke shtuar se e di që ky mentalitet është “toksik”.

“Nuk është mënyra e duhur për të parë muzikën, sepse muzika është një moment dhe hapësirë për të krijuar dhe mund të krijosh çfarëdo,” shtoi RiRi. “Thjesht duhet të jetë diçka që ndihet mirë. Mund të jetë thjesht një këngë që më pëlqen mua”

“Kështu që kuptova se nëse vazhdoj të pres derisa [albumi] të duket si i duhuri, perfekt dhe më i mirë [se ‘Anti’], ndoshta do të vazhdojë të zgjasë përgjithmonë dhe ndoshta nuk do të publikohet kurrë dhe jo. Kështu që unë dua të luaj. Dhe me lojë, dua të them se i kam në kokë idetë e mia, por ende nuk mund t’i them me zë të lartë.”

Rihanna u shpreh se dëshiron që ta publikojë në vitin 2023. “Dua që të jetë këtë vit,” tha ajo. “Sinqerisht, do të ishte qesharake nëse nuk do të dilte këtë vit. Por unë thjesht dua të argëtohem. Unë dua të bëj muzikë dhe të bëj video. Kam nevojë për muzikën e duhur në sfond me pamjet vizuale. Nuk mundem që thjesht të më bëjnë një video duke folur.”