Prej kohësh flitej se Top Channel po kërkonte një prezantuese tjetër për parashikimin e motit, por asgjë nuk ishte konfirmuar, derisa lajmin e publikon vetë prezantuesja aktuale.
Luana Vjollca nuk do të jetë më pjesë e prezantimit të motit në këtë televizion.
Moderatorja e ka bërë publik lajmin duke publikuar në profilin e saj në Instagram një foto me logon e emisionit që ajo ka drejtuar për disa vjet me radhë, bashkë me njoftimin se Top Channel tashmë ka shpallur konkurset për prezantues për rubrikën e parashikimit.
Në sezonin e fundit të programit “E diell” në Top Channel, Luana ka prezantuar rubrikën “Pa limit”, ndërsa flitet se gjatë verës ajo do të prezantojë edhe Summer Fest.