“Pretty Hurts” nuk ishte për Beyoncé!

    Në një artikull të kohëve të fundit për NEW YORK TIMES, Sia ka zbuluar rastësisht se kënga “Pretty Hurts”, pjesë e albumit vizual të Beyoncé në fillim i ish ofruar Katy Perry-t dhe pastaj Rihanna-s. Kantautorja australiane fillimisht ja dërgoi këngën me e-mail Katy-t por nuk mori kurrë përgjigje. Më pas në listën e Sia-s ishte Rihanna, menaxheri i së cilës e mbajti këngën për 8 muaj të bllokuar por nuk pagoi për t’a pasur atë. “Kur e dëgjoi materialin Beyoncé e mbylli menjëherë marrëveshjen”,- ka shpjeguar Sia.

    Sot është publikuar e plotë edhe videoja e kësaj kënge në kanalin zyrtar të Beyoncé. Ne nuk e imagjinojmë dot që PRETTY HURTS t’a kish kënduar Rihanna apo Katy Perry, ndaj shyqyr që nuk e lexuan mailin apo bënë pagesën për këngën .
    Shijoni videon dhe këngën që përcjell një mesazh shumë të fortë…

    Advertisement

    “BUKURIA VRET/ PERFEKSIONI ËSHTË SËMUNDJA E NJË KOMBI” thotë Beyoncé…

    [youtube=http://youtu.be/LXXQLa-5n5w&showinfo=0&rel=0]