Përpara se ta dekretojë ligjin e arsimit të lartë të miratuar në seancën maratonë të së martës me 78 vota nga mazhoranca, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të konsultohet me akademikë e pedagogë.
Kreu i shtetit do të diskutojë të hënën në orën 11 mbi këtë ligj të debatueshëm e të kundërshtuar me forcë nga të paktën 250 pedagogë. Pedagogu dhe drejtuesi i Forumit për Liri Akademike, Artan Fuga thotë se Presidentit i takon të gjykojë dhe vlerësojë anën formale dhe ligjore, përpara se ta dekretojë atë.
Për Forumin për Liri Akademike, roli i opozitës në debatin për ligjin për arsimin e lartë nuk është i mbështetur te zëri i specialistëve, por është thjesht një luftë politike.
Opozita i kërkoi Presidentit të mos e dekretojë ligjin për arsimin e lartë. Sipas saj ai është antikushtetues.