Presidenti Bujar Nishani mori pjesë në Segmentin e Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në kuadër të 30-Vjetorit të Deklaratës për të Drejtën për Zhvillim. Presidenti Nishani theksoi se Shqipëria vazhdon të mbetet e angazhuar për përmirësimin dhe implementimin e së Drejtës për Zhvillim, si një përgjegjësi thelbësore ndaj qytetarëve. “Ne besojmë se sfidat aktuale me të cilat përballemi sot, si: lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar, krimit të organizuar, korrupsionit, etj., mund të përballohen vetëm duke forcuar partneritetin dhe bashkëpunimin midis vendeve tona. Ndaj dhe e Drejta për Zhvillim përbën një motivim shumë të mirë për të lidhur strategjitë e zhvillimit në një qasje të të drejtave të njeriut bazuar në zhvillimin e tij, çka do ta bënte këtë të Drejtë një realitet të prekshëm për të gjithë”, ka thënë ai. Presidenti Nishani ka folur edhe për reformat institucionale të ndërmarra nga vendi ynë me synim zhvillimin e vendit.T