Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar ndryshimet Kushtetuese në kuadër të reformës në drejtësi. Dekreti i kreut të shtetit vjen 5 ditë pas miratimit të reformës me konsensus nga Kuvendi. Ndryshimet kushtetuese u votuan mëngjesin e të premtes së 22 Korrikut me 140 vota pro. Paketa e ndryshimeve kushtetuese hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Ndërkohë Paketa me 7 ligjet mbështetëse, në funksion të zbatimit të reformës në drejtësi, pritet të miratohet në Kuvend me nisjen e sesionit të ri në muajin shtator. Pr/ligjet, e përgatitura me mbështetjen e misioneve ndërkombëtare, EURALIUS dhe OPDAT, parashikojnë organizimin dhe funksionimin e disa prej organeve kryesore të sistemit të drejtësisë në Shqipëri, pas miratimit të reformës kushtetuese.