Premtimi i Këlliçit: Dy nënkalime poshtë sheshit Skënderbej!

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka premtuar ndërtimin e dy nënkalimeve poshtë sheshit ‘Skënderbej’, projekt i cili do të lehtësojë trafikun e rënduar në kryeqytet.

Premtimi i fortë i Këlliçit u bë gjatë një përballje me gazetarët në emisionin ‘Çim Peka Live’. Një premtim të fortë ka dhënë Belind Këlliçi, për të lehtësuar trafikun në Tiranë.

Advertisement

Duke prezantuar me projekt konkret, kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në zgjedhjet e 14 majit, ka premtuar ndërtimin e një tuneli poshtë sheshit ‘Skënderbej’, duke deklaruar se projektin e ka konsultuar me urbanistë dhe theksoi se parkimi nuk do të preket.

Sipas Këlliçit, kostoja arrin deri në 5 milionë euro.

Këlliçi u ndal edhe te premtimi tjetër kryesor i fushatës së tij, transporti publik falas. Teksa Erjon Veliaj pretendon se ky shërbim kushton 130 milionë euro ne vit, Këlliçi argumentoi me një matematikë të thjeshtë se ky shërbim kushton vetëm 17 milionë euro në vit dhe zë një pjesë të vogël të buxhetit bashkiak.

Gjithashtu nuk kanë munguar as debatet në studio mes Belind Këlliçit dhe gazetarëve, si për projektet e prezantuar ashtu edhe për kundërshtarin e tij për Bashkinë e Tiranës, për të cilin Belind Këlliçi i bëri një ftesë për debat.