Posh merret seriozisht

Linja e saj e veshjeve DVB ka marrë kandidimin e parë në British Fashion Awards 2010. Linja e Znj. Beckham u zgjodh si një ndër kandidaturat për t’u vlerësuar me çmim në kategorinë Designer Brand Award. Konkurenca do të jetë e vështirë, pasi përballë saj për çmimin garojnë Burberry, Mulberry dhe Pringle. Me sa duket Posh po fillon të pranohet në botën e modës dhe të trajtohet si një stiliste serioze.

Advertisement