Portugali – Do të pranohen të burgosur nga Guantanamo

Ministri i Jashtëm Luis Amado citohet të ketë thënë se Portugalia duhet “t’i vë në lëvizje procedurat ndërkombëtare të nevojshme për të vazhduar me pranimin e tyre”. Deklarata vjen pasi Amado të premten u takua me Daniel Frid, emisarin special amerikan të ngarkuar me mbylljen e qendrës në Guantanamo. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama u ka kërkuar vendeve evropiane të pranojnë disa nga 229 të paraburgosurit.