Portreti i Jezu Krishtit, pikturuar nga Botticelli, shitet për më shumë se 40 milionë euro

Një pikturë e mjeshtrit italian Sandro Botticelli është shitur për mbi 40 milionë euro në një ankand të Sotheby’s në Nju Jork.

Shitja e “The Man of Sorrows”, një portret në ngjyra të errëta i Jezu Krishtit, i tejkaloi parashikimet e ekspertëve duke u bërë vepra e tretë më e shtrenjtë e periudhës së Rilindjes.

Advertisement

Tre blerës konkurruan me ofertat e tyre që zgjatën shtatë minuta për “kryeveprën përcaktuese të karrierës së vonë të artistit”.

Mëngjesin e 27 janarit në SHBA koleksionistët evropianë dhe aziatikë u lejuan të shikojnë veprën.

Portreti besohet të jetë blerë për herë të fundit për pak më pak se 12,000 euro në vitin 1963 dhe derimë tani kishte mbetur në koleksionin privat të pronarit.