Presidenti i Polonisë, Lech Kaczynski ndërroi jetë më 10 prill, për shkak të rrëzimit të avionit me të cilin po udhëtonte në Rusi. Ndërkaq, Jaroslav Kaczynski ka qenë edhe ish-kryeministër i vendit dhe tani, do të kandidojë edhe në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat do të zhvillohen para kohe për të zëvendësuar presidentin Lech Kaczynski. Ai ka pohuar se do ta bëjnë një gjë të tillë, i nxitur nga ndjenja e detyrës. Ndërkaq, kandidati tjetër në garë është kreu i partisë polake në pushtet, Bronislaë Komorovski, i cili aktualisht po kryen funksionin e kreut të shtetit.