Poloni – Presidencialet më 20 Qershor

Ndërkaq, ushtruesi i detyrës aktuale si president i Polonisë, Bronislav Komorovski, caktoi sot si datën e zgjedhjeve presidenciale 20 qershorin. Sondazhet paraprake tregojnë se Komorovski, kandidat presidencial i qendrës së djathtë, Platformës Civile të kryeministrit Donald Tusk, mund t’i fitojë zgjedhjet. Ndërsa partia opozitare konservatore e Ligjit dhe Drejtësisë e prirë nga vëllai i ish-presidentit, Jaroslav Kaçinski, pritet të emërojë kandidatin e saj të shtunën.

Advertisement