Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton mbërriti në Poloni për të nënshkruar paktin në qytetin e Krakovës, i cili do t’i hapë rrugë punës për ndërtimin e sistemit të mbrojtjes. Sekretarja ishte më parë në kryeqytetin ukrainas Kiev, ku hapi Komisionin e Partneritetit Strategjik SHBA- Ukrainë që do të punojë për të rritur bashkëpunimin në sektorët energjitikë dhe tregtar por edhe në mbrojtje dhe siguri. Gjatë turneut, zonja Clinton do të vizitojë Gjeorgjinë, Armeninë dhe Azerbajxhanin.

Advertisement