Policia e Shtetit vijon edhe sot operacionin për kapjen e personave të shpallur në kërkim, për sulmin me armë të një ditë më parë, ku mbeti i vrarë efektivi i forcave RENEA, Ibrahim Basha dhe u plagosën dy efektivë të tjerë.
Policia e Shtetit njofton se gjatë këtyre orëve, janë ndaluar 14 shtetas.
Policia gjithashtu shton se, në orët e para të mëngjesit të sotëm, forcat speciale RENEA dhe FNSH kanë rinisur kontrollet në fshatin Lazarat dhe në banesat e personave të shpallur në kërkim.
Ndërkohë, grupi hetimor po kqyr vendin ku u sulmuan me armë forcat e Policisë. Të dhënat paraprake evidentojnë të paktën 10 vatra zjarri, ku u sekuestruan rreth 100 gëzhoja kallashnikovi dhe mitralozi, një granatë dhe një thikë.
Policia e Shtetit përsërit edhe njëherë thirrjen drejtuar personave të shpallur në kërkim, të dorëzohen pranë organeve ligjvënëse. Operacioni do të vijojë deri në kapjen e personit të fundit në kërkim dhe përballjen e tyre me forcën e ligjit.
14 shtetasit e ndaluar nga Policia:
- Zhaklin Dërxho
Albon Meçi
Rustem Mahmutaj
Fatmir Gërveshi
Jeton Kalemi
Xhuljan Malo
Xhemil Gjolleshi
Gurim Skënderi
Denis Mahmutaj
Xhuljano Nuri
Sinan Rabaj
Sevo Shurdhi
Gerald Bime
Eligent Basha