Policia Shqiptare në gjendje gatishmërie

Pas ngjarjeve tragjike të ndodhura mbrëmjen e kaluar në Paris, Policia e Shtetit ka kaluar që prej orëve të mesnatës në gatishmëri të përforcuar.

Sipas burimeve policore mësohet se, shërbime shtesë policore janë vendosur në objekte që konsiderohen me rrezik, siç janë ambientet publike me frekuentim të lartë, pranë ambasadave apo residencave, ne akset kryesore rrugore etj.

Advertisement

Policia e Shtetit ka hartuar një plan te detajuar për evidentimin dhe mbikëqyrjen e gjithë elementeve të dyshuar që mund të kenë tendenca për akte terrori.

Në të gjitha pikat e kalimit kufitar po verifikohen me kujdes te veçantë çdo person që hyn ne territorin shqiptar apo del prej tij. Gjithashtu Policia e Shtetit ka rritur intensitetin e shkëmbimit të informacionit me partnerët ndërkombëtarë për persona të caktuar që mund të shfaqin tendenca të akteve terroriste. Policia e Shtetit kërkon gjithashtu bashkëpunimin e qytetarëve dhe i fton ata te mos ngurojnë të telefonojnë për çdo shqetësim apo problematikë, duke i garantuar  reagim te shpejtë dhe ne kohë.