Pogradec – Kryeministri Berisha inauguron nisjen e punimeve për Qafë Thanë – Linë – Pogradec

Rruga me gjatësi 22 km, pritet të ketë të gjitha elementët e një rruge me standarde europiane me qëllim nxitjen e sektorit të turizmit në vend. “Investimet në Pogradec, u shpreh Kryeministri, synojnë Pogradecin turistik dhe Shqipërinë turistike. Ka përfunduar projekti jo vetëm për kolektorin, por edhe për përpunimin e ujërave për Pogradecin dhe Tushemishtin. Së shpejti fillon kolektori Lin – Pogradec. Së bashku me bulevardin e ri që ndërtohet këtu krijohet infrastruktura më e shkëlqyer për investime”- tha Berisha. Kryeministri Berisha siguroi se çdo premtim elektoral ndërsa u shpreh për të tjera investime në Pogradec.

Advertisement