Pogradec – Berisha apel qytetarëve të pajisen me letërnjoftime

Në fjalën e tij kreu i ekzekutivit e konsideroi këtë investim si tepër të rëndësishëm për mbrojten mjedisore të liqenit të Ohrit. “Qeveria është e vendosur të vazhdojë të investojë për të përmbushur interesat”- ka theksuar Berisha, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve të pajisen me letërnjoftime elektronike për kontribuar në standartete e zgjedhjeve europiane. “Ne po ecim drejt zgjedhjeve dhe kjo ёshtё njё provё e shkёlqyer e detyrimit tonё ndaj votёs sё lirё. Kjo ёshtё njё provё, nё tё cilёn ne duhet tё faktojmё vendosmёrinё e njёri-tjetrit pёr tё respektur votёn e lirё. Por kjo ёshtё njё provё qё ne duhet t’u faktojmё qytetarёve tё 28 vendeve anёtare tё NATO-s, qytetarёve tё 27 vendeve anёtare tё BE-sё, tё cilёt, nё mirёbesim tё plotё, nё vlerёsim pёr reformat tona, firmosёn mbi Marrёveshjen me Shqipёrinё, pranuan Shqipёrinё anёtare tё NATO-s, pranuan kёrkesёn pёr statusin e kandidatit. Ndaj le tё pajisemi tё gjithё me letёrnjoftimet e reja, tё bёjmё çdo pёrpjekje, pёr tё dhёnё çdo kontribut qё zgjedhjet e ardhshme tё jenё mё tё mirat e mё tё lirat nё historinё e kёtij vendi, tё jenё zgjedhje tё standardeve europiane”- u shpreh kryeministri Berisha në fjalën e tij drejtuar banorëve të zonës. Impianti i trajtimit të ujrave të ndotura në Pogradec realizohet me një fond grant të qeverisë gjermane në bashkëfinancim me atë shqiptare me vlerë rreth 10 milion euro. I pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishte dhe ambasadori gjerman në Tiranë Boschard, i cili ka shprehur dëshirën dhe vullnetin e shtetit gjerman për ta çuar Shqipërinë sa më afër Bashkimit Europian.

Advertisement