Pogradec – Aksidenton dy kalimtarë, bie në prangat e policisë

Këto kanë qenë dy arsyet për të cilat forcat e policisë së Pogradecit e kanë ndaluar 24-vjeçarin G.Pengu, lindur dhe banues në fshatin Leshnicë të këtij rrethi. Konkretisht, ai duke drejtuar mjetin tip Volsvagen Golf 3 me targë KO 4256 B, në rrugën nacionale Pogradec–Qafë Thanë, ka humbur drejtimin e mjetit dhe për pasojë janë dëmtuar 2 veta. Ata janë 23-vjeçari O.Agolli, lindur dhe banues në Pogradec si dhe A.Daci, 20-vjeç, lindur dhe banues në fshatin Leshnicë, që të dy tashmë në spital duke rezultuar jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa arma e gjahut e gjetur pa leje ndaj Pengut mësohet të ketë qenë e llojit Breda. Nga ana e policisë u kryen veprimet hetimore proceduriale për veprën penele të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë“, parashikuar nga neni 290/1 dhe 280 i Kodit Penal.

Advertisement