Një fakt të tillë e kanë konfirmuar në mënyrë paraprake burimet policore, të cilët tashmë ndodhen në vendngjarje dhe janë duke shqyrtuar të gjitha rrethanat ku ndodhi krimi i rëndë në familje. Ndër të tjera, po të njëjtat burime shtojnë se vajza në fjalë në fakt ka qenë e adoptuar prej nënës së saj, ndaj së cilës kreu edhe krimin makabër pas një konflikti në mjesidet e shtëpisë. Tashmë policia është duke e marrë në pyetje vajzën e cila kreu krimin, pasi e ka shoqëruar atë në mjediset e komisariatit duke e konstatuar të largohej nga vendngjarja. Të tjera rezultate priten nga hetimet e policisë dhe grupi hetimor i ngritur posaçërisht për të marrë në shqyrtim ngjarjen tepër të rëndë e cila tronditi mëngjesin e sotëm gjithë qytetin e Pogradecit.