Keisi dhe Lorenci janë dy nga artistët më të përfolur të momentit në shtëpinë e madhe të “Big Brother VIP”, kjo pasi u komentua për një lidhje të mëparshme mes dyshes.
Ishe Lorenci ai që riktheu historinë me Keisin në dhomën e rrëfimit duke thënë që pavarësisht lidhjes që kishin ai nuk ka më pëlqim më për këngëtaren dhe se tani ka hyrë në shtëpi vetëm për lojë.
Në një diskutim mes Oltës dhe Keisit është diskutuar edhe për një rikthim të mundshëm mes dyshes.
E pyetur nga Olta nëse ajo mund të krijoj sërish diçka me Lorencin brenda në shtëpi, Keisi nuk tha as po, por as jo.
Ajo tha se nuk e di se çfarë mund të ndodhë, duke lënë të kuptohet që edhe mund të krijohet diçka.
Ndryshe nga Lorenci këngëtarja është shprehur e habitur pasi ai kishte zbuluar historinë e tyre pa aprovimin e saj që të bëhet publike lidhja e tyre, dhe se ‘romancën’ Keisi dëshiroi ta mbante të fshehur.