Pitt dhe Robbie shkëlqejnë në premierën e filmit “Babylon” në Londër!

Margot Robbie dhe Brad Pitt shkëlqyen në tapetin e kuq për premierën e filmit të tyre të ri “Babylon” në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo nuk është hera e parë që dy yjet e Holliwood-it luajnë së bashku në një film, pasi dyshja kanë luajtur në filmin “Once Upon a Time” me regji të Quentin Tarantino-s dhe në filmin “Big Short”, por ata nuk u shfaqën kurrë në të njëjtat skena.

Advertisement

Filmi “Babylon”, i vendosur në Hollywood të viteve 1920, shfaq dekadencën dhe shthurjen e asaj periudhe.

Aktori Bred Pitt luan një yll të filmit pa zë, ndërsa Robbie luan një aktore aspirante. Kjo e fundit pak kohë më parë ndau detaje interesante nga xhirimet e filmit. Ajo tregoi se e puthi aktorin Brad Pitt pa skenar gjatë kohës kur po xhironin për filmin e tyre.

“Kjo nuk ishte në skenar, por mendova kur tjetër do ta kem mundësinë të puth Brad Pitt?”, u shpreh ajo.

Deri më tani sipas gazetës britanike The Mirror është konsideruar një dështim, kjo për shkak të të ardhurave të pakta ku deri më tani janë fituar vetëm 13.5 milionë dollarë.

“Babylon”, i cili doli në kinematë amerikane dhe kanadeze më 23 dhjetor, pritet të shfaqet edhe në kinematë në mbarë botën gjatë gjithë muajit Janar.