Thuhet se aktorja është në bisedime e sipër për t’ju bashkuar Johnny Depp në serinë e radhës së “Piratët e Karaibeve”, me regji të Rob Marshall. Depp do të riveshë petkun e kapitenit Jack Sparrow, ndërsa detajet mbi personazhin që do të luajë Penelope, po mbahen shumë sekret. Piratët do të fillojnë të xhirojnë këtë verë në Hawai dhe Disney parashikon që t’a nxjerrë nëpër kinema në 20 Maj 2011.