Pippa Middleton i jep fund lidhjes 3-vjeçare

Motra e Dukeshës së Cambridge, Pippa Middleton i ka dhënë fund marrëdhënies së saj 3-vjeçare me të dashurin, Nico Jackson. Tabloidet e huaja theksojnë se ky nuk është aspak një lajm i mirë, duke marrë parasysh lidhjen e tyre të rregullt.

Nga ana tjetër revista “People” ka konfirmuar zyrtarisht ndarjen mes 37-vjeçarit Nico, i cili prej kohësh punon në Zvicër.

Advertisement

Për herë të fundit çifti është parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në një event në Londër.

Në muajin prill Pippa dhe Nico kanë shijuar sëbashku një udhëtim romantik në Venecia, por duket se nuk kanë mjaftuar ato ditë për të mbajtur të qendrueshme romancën mes tyre.