Pink konfirmon

31 vjeçarja e cila është e martuar me motoristin Carey Hart ka dashur me kohë të krijojë familje, por ka qenë shumë nervoze në lidhje me bërjen publik të lajmit, pasi ka humbur një fëmijë më parë. “Nuk doja të flisja për shkak të eksperiencës së mëparshme. Punuam shumë për të mbetur shtatzënë e sigurisht nuk ishte një surprizë”. Pink nuk e di me siguri seksin e bebit, por mendon se do të jetë një vajzë dhe kjo e preokupon paksa. “Mamaja gjithnjë më ka uruar të bëhem me vajzë si vetja. Jam e tmerruar se njëra nga ne do të përfundojë në burg”,- ka bërë shaka Pink. Sigurisht që marrëdhënia me bashkëshortin nuk ka qenë lëndinë me lule. Në vitin 2008 ata u ndanë për gati një vit, por ndarja ka qenë mëse e nevojshme pasi i bashkoi akoma më tepër me njëri tjetrin e tani janë më të lumtur se kurrë.

Advertisement