Djali luan në piano me ndihmën e gishtave të këmbës, të cilat luajnë shpejt në tastierë. Liu i ka humbur krahët kur ishte 10 vjeç teksa luante kukafshehti, e pati kontakt me një kabëll të tensionit të lartë. Performanca e Liu në web është shumë e klikuar dhe është krasahuar me suksesin dhe boom-in që pati skocezja Susan Boyle në BRITAIN’S GOT TALENT. Pianisti kinez ka emocionuar gjyqtarët dhe publikun që e ndiqte, jo vetëm me talentin e tij, por edhe me aftësitë për të bërë shaka për mungesat e tij fizike. “Të paktën kam dy këmbë perfekte”,- ka thënë ai pas performancës në Shanghai Stadium.