Pharrell Williams ka 27 vjet që merret me dermatologun dhe rezultati është i dukshëm! Jo me kot, fansat u shokuan kur morën vesh se dje ai festoi 50-vjetorin.
50 VJEÇ! “Është një kombinim i gjërave. Njëra është se kuptova se duhej të isha kurioz se si funksionon lëkura ime, çfarë funksionon për të, dhe më pas të krijoja një lloj regjimi dhe të jem i përkushtuar ndaj tij,” tha ai për Guardian vitin e kaluar.
Pharrell is 50 bruh wow https://t.co/o2OrIkFVle
— #KloppOut (@Shadyy_) April 5, 2023
“Pjesa e dytë lidhet me eksperimentimin – duke provuar gjithçka, nga produktet pa recetë te mjeku,” shtoi ai.
Pharrell e ka një shpjegim për pamjen e tij, por njerëzit thjesht nuk e pranojnë dot që ai është 50 vjeç.
50 years old? I’m convinced Pharrell is immortal pic.twitter.com/Vx3cpNHPPr
— Firemane 🔺♟ (@AJ901) April 5, 2023
“Pharrell përfundimisht është një vampir. Ai është 50 vjeç dhe duket më i ri se të gjithë ne,” shkruan dikush në Twitter.
Pharrell is definitely a vampire. He is 50 and looks younger than everybody….
— The Good Guy (@uscaymanian) April 5, 2023
“Pharrell është 50 vjeç dhe duket si 25,” thotë një tjetër.
Pharrell is 50 years old Today and still looking like a 25 year old
— Dj Zan-D (@DjZanD) April 5, 2023