Peshkopi – Ngrihet Shtabi i Emergjencës për situatën e krijuar nga tërmeti

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Emergjencave Civile, Alfred Olli, sipas të cilit tashmë kanë nisur inspektimet në zonën e tërmetit dhe po kryhet vlerësimi i dëmeve përkatëse të shkaktuara nga tërmeti. Ai bën me dijeni, se nuk ka asnjë të lënduar nga ky tërmet, ndërsa banorët e zonës tregojnë se ky ka qenë tërmeti më i rënë ndonjëherë që nga viti 1979. Të dhënat e para mbi dëmet, tregojnë se në komunën me 7500 banorë, 6 shtëpi rezultojnë fare të pabanueshme, ndërsa thuajse të gjitha kanë pësuar plasaritje dhe dëme lokale.

Advertisement