Personi që kisha ëndërruar të isha…

Këngëtarja solli në jetë djalin Ever Imre Krishtlindjet e shkuara dhe përveçse mësoi gjithçka mbi lindjen, nuk bërë kërkime mjaftueshëm për të qenurit prind. “Ngela e habitur se sa pak isha e përgatitur për atë që më priste. Zakonisht eci me teorinë që do të mësoj kur të vijë momenti. Të gjithë DVD-të që kisha parë kishin të bënin me momentin e lindjes dhe si të përgatitesha për atë eksperiencë”,- ka shkruar këngëtarja në blogun e saj në iVillage. Përveç momenteve të vështira të mëmësisë, Alanis ka rrëfyer se me lindjen e djalit, u shndërrua në personin që gjithnjë kish ëndërruar. “Atë mëngjes të 25 Dhjetorit në mënyrë të figurshme, jeta lëvizi drejt meje. Një eksperiencë tjetër jete që më shkundi e më zgjoi për të më drejtuar tek një eksperiencë direkte të të qenurit humane. Nuk e kisha idenë se personi që gjithnjë kisha ëndërruar të isha u lind në të njëjtin moment me birin tim”.

Advertisement