Personazhe zemërgjerë

Paul Newman ka dhuruar 21 milion $ për iniciativa shëndetësore, edukim, fushata emergjence dhe mbrojtjen e ambjentit para se të vdiste Shtatorin e shkuar. Angelina Jolie dhe Brad Pitt kanë dhënë 13.4 milion $ për ndërtimin e një klinike shëndetësore në Etiopi, zhvillimin në New Orleans dhe Shërbimet ushtarake YMCA. Shuuuuuuuuuuuumë zemërgjerë. Ndërkohë Mel Gibson ka dhuruar 6.5 miliion $ për Holy Family Church në Kaliforninë Jugore, Oprah Winfrey ka dhënë 2.4 milion $ për programet pas shkollore nëpër të gjithë Amerikën si dhe bursa studimi për studentë nga Whitesboro dhe New Jersey. Listën e celebriteteve zemërgjerë e vazhdon Barbara Streisand e cila ka dhënë 1.7 milion $ për krijimin e programit të kërkimit dhe edukimit kardiovaskular për femrat në El Lay. Leonardo Di Caprio ka dhuruar 1.5 milion $ për zhvillimin e komunitetit dhe për revistën The Paris Review. Nicoals Cage ka dhuruar 1.1 milion $ për Amnesty International. Janë të gjithë këta shembuj shumë të mirë për t’u ndjekur. Nuk ka rëndësi se sa dhuroni, e rëndësishme është t’a bëni.

Advertisement