Përse u ndanë?

Disa zëra thonë që një nga arsyet e ndarjes mund të jetë influenca që ka patur Mila Kunis, me të cilën artisti është fotografuar duke bërë pushime dimërore skish në fillim të këtij muaji. Sipas Us Weekly dhe revistës People, Timberlake është përpjekur shumë, madje dhë është sforcuar për t’i dhënë fund një herë e mirë kësaj lidhjeje. Dyshimet e para u hodhën që pas ndarjes së çmimeve të Golden Globes që u zhvilluan gjatë muajit janar, ku Us Weekly shkruante: “Justin nuk është më i lumtur me Jessica që prej dy vitesh”. Sipas tyre Justin gjatë dhjetorit të 2009 ka deklaruar: “Kjo lidhje ka marrë fund!” Po sipas kësaj reviste gjithçka u bë më e qartë gjatë festës së 30 vjetorit të Timberlake ku pop-stari ka deklaruar: “Unë nuk kam ndërmend të martohem me të!”. Megjithatë spekullime të tjera do të ketë deri në momentin kur vetë protagonistët të vendosin të japin ndonjë intervistë ekskluzive.

Advertisement