“Do t’a dua gjithnjë Jennifer-in”,- ka thënë artisti i cili nuk ka harruar të hedhë poshtë edhe thashethemet për lidhjen me Jada Pinkett Smith, gruan e Will Smith. Çifti u nda papritmas në Korrik dhe të dy kanë qëndruar të heshtur rreth kësaj çështjeje. Megjithatë thuhet se shkaqet për ndarjen e tyre kanë qenë që nga sjellja kontrolluese e Marc-ut dhe përpjekjet e tij për të shtypur stilin sexy të së shoqes e deri tek tradhëtitë e sjellja prej dive e saj. Ndërkohë që Marc ka shpjeguar çdo gjë shumë thjesht: ata nuk duheshin më ndaj morën vendimin e përbashkët që të ndaheshin.
“Dua t’ju them se kohët e fundit nuk po ndodhte ndonjë gjë e madhe mes nesh. Kështu që ndarja nuk ishte shokuese. Këto gjëra ndodhin ndaj ishte një vendim i përbashkët. Ky nuk është një funeral e as një varrim. Janë thjesht dy njerëz që kuptojnë se gjërat nuk ishin më si më parë”,- ka thënë Marc. Sipas tij ndarja ka qenë miqësore.