Këngëtarja humbi disa kilogramë pak muaj më parë kur iu nënshtrua një operacioni në kordat zanore, por kjo ishte më shumë një rënie e detyruar për shkak të gjendjes së saj shëndetësore. Pasi është detyruar të linte duhanin, 23 vjeçarja ka nisur punën me një trajner personal dy herë në javë. “Adele ka kaq shumë energji tani që nuk konsumon duhan. Ajo kërkon të jetë më e shëndetshme”,- tha një mik i saj për revistën “The Sun”. Muajin e kaluar Adele u kritikua për format e saj nga stilisti Karl Lagerfeld, i cili deklaroi se ajo është paksa si shumë e shëndoshë, por është shumë e bukur dhe ka një zë hyjnor.