Përse kapësja e flokëve nuk duhet mbajtur tek kyci i dorës?

Prej shumë kohësh vajzat janë mësuar që kapëset e flokëve ti mbajnë tek kyci i dorës.
Kjo jo vetëm që është një metodë praktike, por të ndihmon edhe që mos ta hubasësh kapësen.
Megjithatë, historia e një gruaje nga Kentaki, do ju bëjë që ta mendoni dy herë para se kapësen ta vini sërish tek kyci.
Audree Kopp vuri re një gungë tek kyci, që me kalimin e ditëve rritej. Fillimisht asaj i dhanë mjekimet e nevojshme, por kjo gungë vijonte të rritej.
Kopp u detyruar të shkonte në urgjencë, aty ku mësoi se ishte kapësja e flokëve ajo që i kishte shkaktuar tre lloje infeksionesh lëkure.
Doktorrët, të cilët u detyruan ta operonin vajzën, shpjegojnë se bakteret e mbledhura në kapësen e flokëve kanë depërtuar në lëkurë nëpërmjet poreve.
Prandaj, mendojeni dy herë para se të vini sërish një kapëse flokësh në kycin e dorës.

Advertisement