Përse Heidi Montag kishte vënë ngjitëse në krah?

Mos ishte vallë për modë? Jo dhe aq! Paraqitja e Heidi Montag në tapetin e kuq me datë 19 na ka bërë të cuditemi.Ajo kishte vënë një ngjitëse të zezë në krah.
Në fakt ngjitësja shkonte si ngjyrë me veshjen e saj, por nuk ishte dicka shumë e zakonshme për tu bërë.
Montag ka shpjeguar se ngjitësja e quajtur “kinesio” ka një funksion praktik.
“Kam bërë një operacion të vogël në tendina dhe kjo lloj ngjitëse ndihmon muskujt që të shërohen më shpejt. Xhaketën e kisha harruar dhe Spencer Pratt (bashkëshorti) më tha se në fakt nuk dukesha keq. Prandaj dhe nuk u shqetësova shumë për look-un. Më dukej sikur kisha bërë një tatuazh gjigand.”

Advertisement