Përse George Clooney u dashurua me Amal

George Clooney ka treguar për Entertainment Online arsyen se përse është dashuruar me bashkëshorten e tij, Amal Clooney.
“Ajo është një njeri i mrekullueshëm. Vec faktit që është shumë e kujdesshme, është edhe personi më inteligjent që kam njohur në jetën time. Por nga ana tjetër ka edhe humor fantastik. Ka shumë arsye përse u dashurova.”
George thotë se ndihet shumë krenar edhe për punën e Amal. Ai ka treguar se të dy kanë shumë të përbashkëta me njëri-tjetrin, mes të cilave edhe interesi për cështje ndërkombëtare.
“Gjithnjë jam shumë krenar kur e shoh duke folur në gjykatë në Strasburg, veshur me rrobën e saj”, ka thënë ai. “është mbresëlënëse.”
Duke folur edhe për veshjet e saj të mrekullueshme, George ka thënë se është i dashuruar edhe me stilin e Amal.
Ai ka treguar se për veshjet e saj i është dashur një dhomë plus në shtëpi.

Advertisement