Jennifer Lawrence nuk është aq ndryshe nga Gwyneth Paltrow dhe kjo është arsyeja përse Chris Martin-it i ka rënë në kokë për aktoren. “Jennifer është plot humor dhe nuk ndalojnë së qeshuri kur janë bashkë. Chris ndihet se po del më dikë që ka gjithçka kish humbur këto 11 vitet e fundit. Jennifer nuk e merr shumë seriozisht veten. Kur nuk ësht duke xhiruar ndonjë film, thjesht do të dalë e të bëjë qejf. Gjithashtu në moshën 24 vjeçare është shumë më e re se ai, ndaj Chris në kaq pak kohë sa janë bashkë ndjen se është duke shijuar një jetë të re”,- ka thënë një burim për THE SUN të dielën. Kujtojmë se 37 vjeçari Chris Martin dhe Gwyneth Paltrow (41 vjeç) janë prindër të Apple (10 vjeç) dhe Moses (8 vjeç). Çifti i dha fund martesës së tyre 11 vjeçare në muajin Mars. Ata e quajtën “shçiftëzim i ndërgjegjshëm” (n’a falni për shpikjen e fjalës ;p).