“Për’puthen Prime”/ Goditi Irisin në mes të emisionit, merret vendimi për Lean!

Një ndër momentet më të rënda në “Për’puthen” ka qenë shuplaka që Lea i dha në mes të studios ish-mikes së saj të ngushtë, Irisit.

Incidenti ndodhi në mes të tensioneve, pasi vajzat ishin përplasur vazhdimisht dhe një ndër shkaqet ishte pëlqimi i përbashkët që ato kishin për një nga djemtë, Petron.

Advertisement

Lea u pezullua nga programi, ndërsa sot u rikthye në “Për’puthen Prime” për t’u përballur me Irisin. Lea u shpreh se i vjen keq për miqësinë e humbur dhe ndjen mall për Irisin, por duket se Irisi nuk fal.

Ndërkohë, Leas iu komunikua vendimi i produksionit.

Top Channel dënon dhe nuk bëhet palë e asnjë situate të papranueshme që mund të vijë nga gjithsecili prej jush, theksoi moderatorja Bora Zemani, duke njoftuar Lean se është e përjashtuar nga “Për’puthen”.

“Më vjen shumë keq që po largohem nga këtu, por nga na tjetër, mendoj se nuk e kam vendin këtu. Ky program nuk është për tipin tim, për karakterin tim dhe për këtë që jam. Po largohem duke ju përshëndetur të gjithëve”, u shpreh Lea.

Irisi ndërkohë, tha se kjo është hera e fundit që sheh Lean dhe se i vjen keq vetëm 1 për qind për largimin e saj. “Të uroj gjithë të mirat dhe suksese”, i tha konkurrentja.