Përplasje mes Mira Kazhanit dhe Blendi Fevziut: “Të vjen neveri kur për rrogën time bëhet gjyq, me miliardat e tij shqiptarët mund të shohin korrupsionin”

Blendi Fevziu në një intervistë për “Syri.tv” është shprehur në lidhje me një nga ngjarjet më të diskutuara të ditëve të fundit, punën e gazetareve nga UKT. Në lidhje me faktin se Mira Kazhani dhe Bieta Suolo janë paguar nga Usjellsi i Tiranës ai ndër të tjera tha.

Shpeshherë shumë analistë ftohen në debate jo për të dhënë mendim të paanshëm, por për të dhënë mendim të anshëm. Në gjykimin tim është absolutisht e papranueshme, jashtë çdo standarti, që dikush të paguhet në një strukturë tjetër, qoftë politike ose jo, dhe të ruajë më pas edhe staturën e gazetarit. Kush merret me gazetari le të qëndrojë brenda gazetarisë. Unë e di që ka gazetarë që bëjnë dy-tre punë, por bëjnë dy-tre punë brenda profilit të tyre. Një punë që bie ndesh me impenjimin që ka, sigurisht që është e papranueshme.

Advertisement

Ndërkohë pak minuta më parë Kazhani ka reaguar ndaj kësaj deklarate. Bashkangjitur me intervistën e Fevziut ajo shkruan se me dy gjëra janë argëtuar shqiptarët këto ditë. Rrogën e saj të dytë dhe vilën 5 milionë euro të moderatorit të “Opinion”. Më pas ajo shkruan se miliardat e Fevizut mund t’i tregojnë njerëzve se çfarë është vërtet korrupsioni në shtypin shqiptar.

Këto ditë pandemie me dy gjëra janë argëtuar shqiptarët: Rroga ime si punë e dytë shteti dhe vila 5 milionë euro e Fevziut ku ai poston në Istagram luksin e tij. Me rrogën time mund të shtysh muajin, por me miliardat e Fevziut gjithë jetën e tij në shërbim të pushtetit, politikanë e oligarkë, shqiptarët mund të shikojnë atë çfarë është vërtet korrupsioni në shtypin shqiptar. Dhe të vjen neveri kur për rrogën time bëhet gjyq nga Fevziu, kurse për miliardat e Fevziut nga pushtetet bëhen emisione suksesi. Sa për mua, unë kam bërë vërtet një gabim, etik, për të cilin po mendohem mirë Blendi Fevziu”- shkruan Kazhani.

Burimi: News31.al