Përplasje me deklarata, por a janë në konflikt Genta Ismajli dhe Adelina Ismaili?!

Mediat kosovare kanë raportuar se ka qenë një deklaratë e Genta Ismajlit se “koha e Adelina Ismailit ka mbaruar” për të lënduar jo vetëm këtë të fundit, por edhe të motrën, Zafinën. Zanfina në një prononcim në lidhje me raportet mes Gentës dhe Adelinës është shprehur. “Pleqtë thonë mos bëj hap pa parë”, ndërsa fjalia tjetër që mund të them në këtë rast është : “sot ti nesër unë, bota është portokalli” tha Zanfina, duke justifikuar deklaratën e Gentës, e cila sipas saj ka folur nga jomodestia. Zanfina i është përgjigjur drejtpërdrejt Gentës se nëse do të kishte arritur ajo suksesin e Adelinës atëherë nuk kishte pse ta përmendte më, por fakti që e përmend do të thotë shumë. E kontaktuar nga Bluetooth këngëtarja ka mohuar të ketë thënë diçka të tillë për Adelinën, teksa shprehet se nuk e ka përmendur ndonjëherë, por ende nuk dihet se përse motra e Adelinës, Zanfina është shprehur ashtu.

Advertisement